Tifozët kosovarë flasin për “Milan Tv”, nga sulmuesi i preferuar te lojtari i ndeshjes

Futboll 24 Shkurt 2019 11:59

Duket që sulmuesi polak i Milanit, Krzysztof Piatek, ka bërë për vete edhe tifozë të shumtë kosovarë.

Piatek vazhdoi serinë fantastike të golave edhe ndaj Empolit, ku tani numëron shtatë gola në gjashtë ndeshje për Milanin.

Pas kësaj ndeshje ku ai shënoi dy gola, Milan TV, ishte jashtë dyerve të stadiumit për të intervistuar tifozët rosonerë.

Pjesë e të intervistuarve ishin edhe disa tifozë kosovarë që jetojnë në Itali, të cilët kishin qenë brenda stadiumit për ta shikuar skuadrën e tyre të zemrës, shkruan IndeksOnline.

Drilon Racaj, Kushtrim Racaj, Arjon Racaj, Qëndrim Racaj, Drin Racaj dhe Albion Racaj nga Klina, u intervistuan nga gazetarja e televizionit zyrtar të klubit dhe u shprehën mjaft të lumtur me paraqitjen që skuadra dha në fushë.

Në vazhdim ju sjellim një pjesë të intervistës që ata dhanë për Milan TV.

Gazetarja: “Pershendetja djema. Çfare po beni? Po gjuan me pistolete sikurse Piatek?

Driloni: “Sigurisht. Eshte garanci e shtuar. Me te ne fushe cdo loje fillon 1-0”.

Gazetarja: “Pas nje pjese te pare te plogesht e prisje nje rezultat 3-0?”

Driloni: “E prisja sepse jane djelmosha te rinj, qe angazhohen shume. Nuk mund t’i humbisnim disa raste, ne fund ja dolem te fitonim dhe gjithcka ne rregull”

Gazetarja: “Lojtari i ndeshjes?”

Arjoni: “Sipas mendimit tim Calhanoglu. Eshte permiresuar shume pas golit qe shenoi ndaj Atalanta”

Arjoni: “Meriton cdo lavdate Calhanoglu dhe uroj te vazhdoje keshtu”

Driloni ne fund: “Por kujdes, Kessie ka bere nje gol tejet te bukur. Eshte zhbllokuar edhe me ne fund. E kisha parashikuar qe do shenonte dhe ne fakt e beri”.