Tifozët në shok: Ish-sulmuesi i Manchester United pëson një lëndim horror në fytyrë
Futboll
12 Prill 2021
09:39

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Chelseat, Radamel Falcao ka thyer një kockë në fytyrë, kjo pasi u përplas me një bashkëlojtarë në stërvitje, përcjell Insporti.
Klubi turk, Galatasaray njoftoi ditën e djeshme se përfaqësuesi i Kolumbisë u dërgua në spital për analiza pasi pësoi dëmtimin dhe përballet me një situatë tejet të vështirë.
35-vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni në kockën e thyer në fytyrën e tij dhe nuk dihet ende për sa kohë do të jetë jashtë fushe.

Falcao u largua nga përplasja në një formë shumë më të keqe se 22-vjeçari, bëri të ditur klubi turk.