Tifozët nga Malta e ‘kallin’ atmosferën në Prishtinë

Nations League 11 Tetor 2018 19:24

Tifozët e ardhur nga Malta për ta përkrahur Përfaqësuesen e tyre në Prishtinë për ndeshjen ndaj Kosovës tashmë kanë ardhur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, raporton Insporti.com.

Ata nën ritmin e këngëve të tyre janë futur në stadium për ta parë ndeshjen nga afër.

Ndeshja Kosovë – Maltë që i takon Ligës së Kombeve luhet nga ora 20:45.

Kosova me një fitore eventuale shton gjasat për ta siguruar vendin e parë në grup. /Insporti.com/