Tifozët shpërthejnë ndaj Kloppit pas asaj që i ndodhi Shaqirit mbrëmë

Futboll 10 Prill 2019 10:30

Liverpooli e ka mundur mbrëmë Porton me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë çerekfinale në shtëpi, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në minutat e fundit, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka ftuar futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqirin që të inkuadrohet në lojë kundër Portos.

Por, nuk ka pasur ndërprerje të lojës dhe me këtë gjest, Klopp e ka vënë në pozitë të keqe 27-vjeçarin dhe nuk e ka inkuadruar në ndeshje.

Ky veprim i Kloppit i ka irrituar fansat e Liverpoolit, të cilët në Twitter nuk kanë hezituar të shfaqin mllefin e tyre.

“Pse Jurgen Clopp ia bëri këtë Shaqirit”, “Shaqiri nuk e ka merituar këtë”, “Ai duhej të inkuadrohej më herët. U ndjeva shumë keq që ai vetëm e shikoi ndeshjen, nuk u inkuadrua”, “Nëse e inkuadroni Shaqirin, ndeshja do të përfundojë me rezultat 5:0. Pse nuk po e inkuadroni atë”, “Turp që ia keni bërë këtë Shaqirit”, e shumë komente të tjera kanë bërë fansat në Twitter.

Kujtojmë se javë më parë, Klopp konfirmoi se Shaqiri në fakt vuan nga një lëndim, ani pse kishte premtuar se do t’i jepte më shumë minuta.

Për herë të fundit, në Ligën e Kampionëve ‘Shaqa’ është paraqitur për 13 minuta, në udhëtim te Paris Saint-Germaini më 28 nëntor të vitit të kaluar.

Paraqitjen e fundit me Liverpoolin e bëri në fund të muajit shkurt, në udhëtim te Manchester Unitedi në kuadër të Premierligës angleze. /Insporti.com/