Tifozët shqiptarë të Liverpoolit frikë nga magjia e zezë: Tash finalja ne Madrid e gjithë Spanja bën sehire

Futboll 01 Qershor 2019 12:33

Tifozët shqiptarë të Liverpoolit ia kanë kushtuar një këngë me çiftelia skuadrës së tyre të zemrës

Liverpooli sot luan me Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve, ndeshje e cila luhet në Madrid, në stadiumin e Atleticos, ‘Wanda Metropolitana’.

‘Të Kuqtë’ do të tentojnë që të fitojnë për herë të gjashtë trofuen e Ligës së Kampionëve, ndërsa përballë kanë një skuadër cilësore si Tottenhami.

Agron Sopaj dhe Kujdesi Muçmata ia kanë kushtuar një këngë me çiftelia Liverpoolit, derisa teksti është vërtetë interesant.

Në këngë thuhet se Reali vjet ia bëri Liverpoolit me hile, ndërsa këtë vit trofeu do të rikthehet në Anfield.

Por, në një pjesë të tekstit përmenden edhe sehiret.

“Tash finalja në Madrid, e gjithë Spanja bën sehire,”.

Për më shumë dëgjojeni këngën e tifozëve shqiptarë kushtuar Liverpoolit.

 

-->