Tifozët sllovak me baner ‘Kosova është Serbi’ në ndeshjen kundër Feronikelit

Futboll 24 Korrik 2019 19:57

Slovan Bratislava fitoi ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës kundër Feronikelit, me rezultat 2:1, shkruan Insporti.com.

Golat për skuadrën vendase i shënuan Nono (9’) dhe Sporar (61’), ndërsa golin tejet të rëndësishëm për kampionët e Kosovës e shënoi Mendurim Hoti në minutën e 67-të.

Ashtu edhe siç pritej, tifozët sllovak kanë shpalosur një baner kundër Kosovës.

Image

 

“Kosova është Serbi”, është mbishkrimi në këtë baner si dhe gjatë tërë ndeshjes kanë kënduar në kor duke ofenduar futbollistët e Niklit dhe shqiptarët.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Prishtinë.

-->