Tifozët tallin Cristiano Ronaldon: Nëse do pije Coca-Cola do ishe në “Euro” si Xhaka

Futboll 29 Qershor 2021 13:00

Tashmë ka shpërthyer humori në rrjetet sociale. Tifozët kanë bërë shaka me CR7 – duke e lidhur me situatën e Xhakës.

Cristiano Ronaldo, zgjodhi të pinte ujë në vend të ‘Coca Colas’ dhe largoi shishet nga tavolina e konferencës për shtyp, dhe të kundërtën e kishte bërë Xhaka pas fitores ndaj Francës mbrëmë, shkruan Insporti.

Disa nga reagimet e tifozëve:

“Xhaka luan për 120 minuta dhe pastaj merr Coca-Cola. Shiko Ronaldo. Lojtarët elitarë i pëlqejnë këto gjëra”.

“Vetëm nëse Cristiano Ronaldo do pinte Coke, ai do ishte në Euro. Shikoni Xhakën që ndihet shumë i qetësuar me Coke”.

“Jeni duke më thënë se Xhaka zhvilloi 120 minuta dhe pastaj mori Coke derisa motivonte bashkëlojtarët të mposhtin Francën në penallti. Çfarë legjende”.

Image
Image

-->