Tifozi anglez vazhdoi qëndrimin në Kosovë edhe për tri ditë, e kishte të vështirë të largohet

Kombëtarja 20 Nëntor 2019 20:18

Jo të gjithë tifozët e Anglisë janë larguar nga Kosova menjëherë pas ndeshjes.

Ka prej tyre që e kanë vazhduar qëndrimin në Prishtinë edhe për tri ditë të tjera.

I tillë është rasti i tifozit me emrin Paul, i cili ka qëndruar në kryeqytetin kosovar deri sot.

“Koha për t’u larguar dhe për të udhëtuar drejtë shtëpisë tani. Ishte një udhëtim fantastik i futbollit, shoqëri e re dhe eksplorim i një qyteti të ri. Faleminderit të gjithëve në Prishtinë, Kosovë, që ishit mikpritës kaq të mirë”, shkroi ai në Twitter.

-->