Tifozi belg i Man Cityt po lufton me jetën pasi u sulmua nga tifozët e Club Brugge

Futboll 20 Tetor 2021 10:03

Liga e Kampionëve u rikthyer mbrëmë me ndeshjet që sollë spektakël, shkruan Insporti.

Ndeshja e parë që startoi ishte ajo mes Club Brugge dhe Cityt që u zhvillua me fillim nga ora 18:45, me “Qytetarët” që triumfuan bindshëm ndaj belgëve.

Fitoren prej 5-1 duket se nuk e kanë pritur mirë tifozët belg, të cilët indinjatën e kanë shprehur duke sulmuar tifozët e Cityt, madje edhe tifozët belg të klubit anglez.

Sipas raportimeve, një tifoz 63-vjeçar belg i Man City është duke luftuar për jetë, kjo pas një sulmi nga tifozët rivalë në një stacion shërbimi në Drongen.

63 vjeçari u transferua në gjendje kome në AZ Maria Middelares, ku ai po lufton për jetën e tij.

/Insporti.com

-->