Tifozi i Arsenalit publikon pamjen nga tribunat: Dëgjoni fjalët që i thuhen Xhakës

Futboll 30 Tetor 2019 11:52

Një tifoz i Arsenalit në rrjete sociale ka publikuar videon e incidentit të Xhakës me tifozët.

Kapiteni i Arsenalit u fishkëllye teksa po zëvendësohej në ndeshjen me Crystal Palace, derisa tifozët festuan kur ai e hoqi fanellën kur po shkonte drejt tunellit, shkruan Insporti

Si pasojë e këtij incidenti, futbollisti shqiptar nuk është ftuar fare nga trajneri Emery për ndeshjen që Arsenali do ta luajë sot ndaj Liverpoolit.

Nga Xhaka është pritur që të kërkojë falje dhe të pranojë gabimin, pasi edhe ai ua ktheu tifozëve me ofendime (ik p****uni), ndërkaq trajneri Emery ka pohuar se Xhaka ndihet shumë keq dhe “totalisht i shkatërruar”.

Në pamjet e incizuara nga tifozi, shihet Xhaka duke ecur ngadalë drejt bankës derisa ata fillojnë ta fyejnë atë, duke e fishkëllyer dhe duke i thënë që të dalë më shpejtë jashtë.

“Ky është kapiteni ynë. Është kapiteni ynë. Ky është kapiteni ynë dhe po humb kohë. Ashtu, hiqe fanellën”, dëgjohet duke thënë tifozi që po incizonte, derisa kur Xhaka heq fanellën tifozët shpërthejnë në festë, sikur të ishte shënuar gol.

Ndërkaq, nga tifozë të tjerë dëgjohen edhe të shara e të brohoritura.

Për më shumë, shikoni pamjet në videon më poshtë. /Insporti.com/