Tifozi i Llapit ndërpret aksionin e Ferizajt – ‘çmendet’ Bekim Isufi

Futboll 05 Tetor 2019 15:26

KF Ferizaj është duke udhëhequr me rezultat minimal në Podujevë ndaj skuadrës së Llapit, në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.com.

Mysafirët nga Ferizaj kaluan në epërsi në fillim të ndeshjes me golin e mesfushorit, Përparim Livoreka për rezultatin 0:1.  Livoreka u asistua për mrekulli nga Bunjamin Asani.

Interesimi nga tifozët për ta shikuar këtë ndeshje nga shkallët e stadiumit “Zahir Pajaziti”, është i vogël, megjithatë janë duke shkaktuar telashe, duke penguar zhvillimin e ndeshjes në mënyrë të rregullt.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Visar Kastrati kërkoi nga gjyqtari i katërt Gramos Shala të intervenojë te drejtuesit e Llapit, pasi dikush nga publiku po e përdor “filikaqen”, e cila po e pengon zhvillimin normal të ndeshjes.

Edhe pse u paralajmëruan për këtë, ajo nuk u ndalua. Gjatë një aksioni të Ferizajt, i cili mund edhe të përfundonte me gol, pengohet nga “filikaqa” por nga ajo e tifozit dhe jo e gjyqtarit kryesor.

Futbollistët e Ferizajt u ndaluan duke menduar se ishte “filikaqa” e Kastratit. Kjo shkaktoi pa kënaqësi te madhe në taborin e mysafirëve, madje trajneri Bekim Isufi dhe ndihmës-trajneri i tij Alban Bellopoja, ishin më të zëshmit duke kërkuar nga zyrtarët e ndeshjes që kjo çfarë është duke ndodhur duhet të ndalet.

 

Djelmoshat e Bekim Isufit nuk u ndaluan, pasi shënuan edhe golin e dytë nëpërmjet Zgjim Mustafës, për rezultatin 0:2.

Pjesa e parë pwrfundoi me rezultat 1:2, pasi skuadra vendase shënoi nëpërmjet Mentor Zhdrellës, i cili shënoi me stilin “panenka”.

Ndryshe, kjo është ndeshja e parë që Ferizaj arrin të shënojë dy gola në një ndeshje në këtë sezon. /Insporti.com/

 

-->