Tifozi i Milanit feston titullin kampion të Interit, pamjet shkojnë viral

Futboll 04 Maj 2021 11:04

Interi u shpall kampion i Italisë matematikisht 4 javë përpara përfundimit të kampionatit.

Ndërkohë menjëherë pas barazimit të Atalantës ndaj Sasuolos në stadiumin “MAPEI”, Interi u shpall kampion i Italisë pas 11 vitesh pritje dhe të gjithë tifozët zikaltër u ndanë në dy pjesë në sheshe, disa poshtë zyrave të klubit zikaltër dhe disa në sheshin kryesor të Milanos, në “Piazza Duomo”.

Ajo që ra më shumë në sy ishte video e cila menjëherë u bë virale, ishte një tifoz i Milanit me bluzën kuqezi të veshur në mes të turmës së tifozëve të Interit duke festuar titullin kampion. Vlen të theksohet se derbi i Milanos mes dy skuadrave është më i qeti në Itali për sa i përket incidenteve.

-->