Tifozi i shpëton forcave të sigurisë, i “rrëmben” autografin Haalandit

Futboll 24 Korrik 2021 18:30

Ditën e sotme gjatë miqësores mes Borussias së Dortmundit dhe Athletic Bilbaos sulmuesi norvegjez, Haaland u gjend përballë një situate mjaft të pazakontë.

Në St. Gallen, një tifoz i ri zbriti nga tribunat dhe arriti të hynte në fushë i pashqetësuar, duke shmangur forcat e sigurisë, ndërsa Athletic Bilbao po përgatitej për të ekzekutuar një goditje këndi, transmeton Insporti.

I veshur me bluzë portokalli, me diçka për të shkruar në dorë, djali shkoi pranë Erling Haalandit, duke i kërkuar një autograf. Sulmuesi norvegjez ia plotësoi dëshirën, duke i shkruar një autograf në fanellë dhe më pas e shoqëroi teksa po dilte nga fusha (ku u mor nga forcat e sigurisë dhe u nxor jashtë).

Ishte ndeshja e parë e sezonit për Haaland, i cili kishte humbur dy miqësoret e para pasi i nevojitej më shumë kokë për të kapur formën fizike.

-->