Tifozi i veçantë anglez që nuk u lejua të hynte në stadium për ndeshjen kundër Kosovës

Kombëtarja 11 Shtator 2019 21:36

Anglia njihet si kombi që ka një tifozëri të zjarrtë dhe shumë të dhënë pas ekipit të tyre.

Por në ndeshjen e mbrëmshme u lan në hije nga 4000 tifozë të Kosovës të pranishëm në stadiumin “St Marys” në Southampton.

Mediat angleze kanë raportuar se në stadium nuk u lejua të hynte njëri nga tifozët më të veçantë të Tre Luanëve.

Tifozi i njohur i kombëtares angleze, John Westwood nuk u pranua të hynte në stadium edhe pse në Wembley lejohet gjithmonë.

Sigurimi i stadiumit nuk mund të garantonte siguri nëse ai do të ishte prezent në shkallet e stadiumit.

Ai u la jashtë edhe pse kishte pagur biletën 35 funte dhe shumë para për rrugën.

Image