Tifozi nga Kosova me fat, ylli i Arsenalit ia dhuroi fanellën pas ndeshjes

Kombëtarja U21 e Anglisë ka zbarkuar gjatë ditës së sotme në Prishtinë, ku edhe e ka zhvilluar ndeshjen eliminatore për “Euro 2021” kundër Kosovës U21.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të rinjtë nga Anglia fituan me rezultat të thellë 0:6.
Në këtë ndeshje të pranishëm ishin yjet e njohura angleze si Eddie Nketiah, Bukayo Saka, Reis Nelson, Callum Hudson-Odoi dhe të tjerë.
Saka që luan tek Arsenali e ka befasuar një tifoz nga Kosova me ardhjen e tij në Prishtinë.
Vërshim Kastrati me anë të rrjetit social “Twitter” ka shkruar se Saka i ka dhënë atij fanellën, derisa është shprehur tejet i entuziazmuar.
“Një dhuratë e pa çmim nga një person i mrekullueshëm dhe një futbollist i talentuar si Bukayo Saka. Kurrë nuk do ta harroj çfarë bëtë për mua vëlla”, ka shkruar Kastrati në “Twitter”.
Këtë postim të Kastratit e ka parë edhe vetë Saka, i cili e ka shpërndarë në profilin e tij.