Tifozi po e xhironte gjatë ‘El Clasicos’ – reagimi interesant i Ronaldos

Futboll 03 Mars 2020 10:32

Për disa tifozë, prezenca e Cristiano Roanaldos në stadium për “El Clasicon” ka qenë më interesante dhe e rëndësishme se sa ndeshja e shumëpritur ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

Ndonëse ishte në një vend të veçantë në tribuna, Ronaldo ishte i ekspozuar nga tifozët dhe kamerat.

Vëmendje të veçantë në rrjetet sociale ka marrë një moment kur Ronaldo i reagon një tifozi i cili po e incizonte atë.

Ronaldo i kërkoi atij që të mos incizonte, por ta shikonte ndeshjen.

-->