Tifozi pren flokët gjatë ndeshjes së NBA

Basketboll 27 Mars 2022 14:10

Kemi pasur rastin të shohim shumë gjëra të ndodhin në arenat e NBA; përleshje, momente të bukra, duke ia vërtetuar dashurinë dikujt me një unazë martese, por nuk kam parë kurrë një tifoz duke prerë flokët në mes të një loje.

JiDion bëri një prerje flokësh në palestër për habinë e të gjithëve brenda ‘Target Center”.

Nga transmetimi duket qartë se si shokët e tifozëve, ashtu edhe lojtarët që ishin të pranishëm, momenti iu duket tepër qesharak.

Prerja e flokëve zuri në qendër të vëmendjes ndërsa kamera iu drejtua JiDion, i cili ishte ulur në rresht para frizerit të tij.

Ylli i Timberwolves, Anthony Edwards, pati një reagim veçanërisht të sinqertë ndaj incidentit pasi mbeti gojëhapur.

VIDEO:

-->