Tifozi shqiptar i Liverpool mban premtimin për trofeun, pret flokët pas 17 vitesh

Futboll 26 Qershor 2020 16:32

Liverpool u shpall matematikisht kampion i Premier League, ndërsa dje në rrugët e qytetit anglez festa ishte e madhe, paçka pandemisë. Një histori interesante vjen nga mediat angleze, me tifozin shqiptar të “The Redsave”, Ukë Ramadani.  Kosovari ksihte premtuar në 2014 se nëse klubi që ai dashuron fiton trofeun, do të priste flokët.

Një gjë e tillë pritet të ndodhë në momentin që Henderson do të ngrejë lart trofeun, ndërsa Ramadanit do t’i duhet të bëjë një sakrificë të madhe pas 17 vitesh. Liverpool fitoi trofeun e Premier Leagu pas 30 vitesh pritje, duke lënë shumë pikë pas Manchester City-n e vendit të dytë, ende 7 javë nga fundi i sezonit.

-->