Tifozja e zjarrtë e Milanit kërkon Neymarin në SanSiro

Ligat evropiane 23 Shkurt 2019 10:20

Njihet si tifozë e zjarrtë e Milanit, është modele braziliane dhe ka gjithmonë diçka plus për t’u ofruar revistave të modës, Fabiana Britto ka pozuar së fundmi për kalendarin “For Men”, duke shpalosur talentin me format e saj shpërthyese.

Tifozët kuqezi duhet të ndihen me fat që në “organikën” e tyre bën pjesë Fabiana “bombastike”.

Sëfundmi Fabiana Britto ka pozuar edhe me fanellën e Milanit gjysmë e zhveshur, por ajo foto ka qenë një dedikim për idhullin e saj Neymar Jr.

Modelja braziliane i ka kërkuar sulmuesit të Paris Saint Germain që është edhe idhulli i saj, që një ditë të transferohet te kuqezinjtë, pasi sipas Fabianas të gjithë futbollistët e mëdhenj të Seleçaos, kanë luajtur për një periudhë të caktuar kohe me Milanin. /supersport.al