Tiketa më e çmendur e botërorit është në pritje të Perisicit

Futboll 07 Korrik 2018 20:25

Kampionati Botëror përveç se është sprove madhe e talentit të futbollistëve më të mirë në botë, kërkon edhe shumë kreativitet nga bastvënësit.

Mirëpo, një bastvënës, sot ka luajtur një tiketë me katër baste të pabesueshme dhe është duke pritur që Ivan Perisic të shënojë me një goditje jashtë zonës së rreptësisë së kundërshtarit dhe mund të fitojë mbi 150 mijë Euro.

Në tiketën e tij, ky bastvënës anglez ka luajtur me 1 funtë që Griezmann do të shënojë nga jashtë zonës së rreptësisë së kundërshtarit me Uruguain, të njëjtën do ta bëjë De Bruyne  me Brazilin, Perisic me Rusinë dhe se Harry Meguire do të shënojë me kokë për Anglinë kundër Suedisë.