Timo Werner largohet nga Chelsea?

Futboll 23 Korrik 2021 22:38

Timo Werner e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Chelsea pas vetëm një viti.

Sulmuesi gjerman nuk e ka gjetur veten sa duhet në “Stamford Bridge” dhe nuk po ndihet rehat aty.

Prandaj, mediumi “90 minuten” raporton se përfaqësuesi gjerman është duke e kërkuar një sfidë të re.

Ai ua ka bërë të ditur vendimin drejtuesve të klubit, të cilët tash do të mundohen ta sistemojnë diku tjetër.

Transferimi i Wernerit nga Bundesliga në Premierligë kishte bërë bujë të madhe.

Por, ai ishte vetëm hije e lojtarit që ishim mësuar ta shihnim në kampionatin gjerman.

-->