Tirana – Prishtina, as në pjesën e dytë nuk ndalen golat

Prishtina dhe Tirana sonte duke filluar nga ora 20:00 e zhvillojnë një ndeshje miqësore e cila do të luhet në stadiumin ‘Selman Stermasi’ në Tiranë, transmeton Insporti.
Tirana e ka ngushtuar epërsinë në 1:3 me golin e realizuar nga Albi Doka nga afërsia (50’).
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar 0:3 në të mirë të prishtinasve.
Prishtina e ka arritur edhe golin e dytë për 2:0 derisa ka shënuar gol të bukur me Meirton Korenicën në minutën e 19-të.
Assesi të ndalet Prishtina. Golin e tretë dhe më të bukurin në ndeshje e shënoi sërish Meriton Korenica në minutën e 25-të.
Goditjen nga 11-të metra e mori përsipër Meirton Korenica i cili ishte i saktë duke shënuar për 0:1.
Takimi në fjalë do tu shërbejë të dy trajnerëve, Mirel Josa – Prishtina dhe Ze Maria – Tirana, për ta parë formën e futbollistëve në prag të kampionatit.
Tirana: Abibi, Berisha, Atingah, Kërçiku, Hoxhallari, Maveje, Karabeci, Hasani, Kobina, Sentamu, Blazhevski. Trajner: Ze Maria.
Prishtina: Bekaj, Thaçi, Haliti, Bektheshi, Bashiru, Mustafa, Ahmeti, Korenica, Arago, Mankenda, Jasharoski. Trajner: Mirel Josa. /Insporti.com/