Tirana – Prishtina, ky futbollist i vetëm po i ‘turpëron’ tiranasit

Futboll 05 Gusht 2018 20:34

Prishtina dhe Tirana sonte duke filluar nga ora 20:00 e zhvillojnë një ndeshje miqësore e cila do të luhet në stadiumin ‘Selman Stermasi’ në Tiranë, transmeton Insporti.

Prishtina e ka arritur edhe golin e dytë për 2:0 derisa ka shënuar gol të bukur me Meirton Korenicën në minutën e 19-të.

Assesi të ndalet Prishtina. Golin e tretë dhe më të bukurin në ndeshje e shënoi  sërish Meriton Korenica në minutën e 25-të.

Goditjen nga 11-të metra e mori përsipër Meirton Korenica i cili ishte i saktë duke shënuar për 0:1.

Takimi në fjalë do tu shërbejë të dy trajnerëve, Mirel Josa  – Prishtina dhe Ze Maria – Tirana, për ta parë formën e futbollistëve në prag të kampionatit. /Insporti.com/

Tirana: Abibi, Berisha, Atingah, Kërçiku, Hoxhallari, Maveje, Karabeci, Hasani, Kobina, Sentamu, Blazhevski. Trajner: Ze Maria

Prishtina: Bekaj, Thaçi, Haliti, Bektheshi, Bashiru, Mustafa, Ahmeti, Korenica, Arago, Mankenda, Jasharoski. Trajner: Mirel Josa

 

-->