Tirana – Prishtina, ndeshjen e transmeton ky televizion

Futboll 05 Gusht 2018 18:39

Prishtina dhe Tirana sonte duke filluar nga ora 20:00 e zhvillojnë një ndeshje miqësore e cila do të luhet në stadiumin ‘Selman Stermasi’ në Tiranë, transmeton Insporti.com.

Takimi në fjalë do tu shërbejë të dy trajnerëve, Mirel Josa  – Prishtina dhe Ze Maria – Tirana, për ta parë formën e futbollistëve në prag të kampionatit.

Pas mbërritjes mbrëmë në Tiranë dhe akomodimit në hotel “Mondial”, skuadra prishtinase pas mëngjesit ka bërë një stërvitje të lehtë, më shumë relaksuese dhe të ambientimit me temperaturat tropikale të Shqipërisë.

Në grumbullim me skuadrën, në miqësoren që për herë të parë ndonjë medium transmeton miqësore skuadrash, janë 19 futbollistë.

Takimi në fjalë transmetohet direkt në platformën televizive Super Sport. /Insporti.com/

 

-->