Tirana – Prishtina, shënohet goli i parë

Futboll 05 Gusht 2018 20:19

Prishtina dhe Tirana sonte duke filluar nga ora 20:00 e zhvillojnë një ndeshje miqësore e cila do të luhet në stadiumin ‘Selman Stermasi’ në Tiranë, transmeton Insporti.

Prishtina ka kaluar në avantazh në minutën e 12-të kur Alen Jasharovski fitoi penallti.

Goditjen nga 11-të metra e mori përsipër Meirton Korenica i cili ishte i saktë duke shënuar për 0:1.

Takimi në fjalë do tu shërbejë të dy trajnerëve, Mirel Josa  – Prishtina dhe Ze Maria – Tirana, për ta parë formën e futbollistëve në prag të kampionatit. /Insporti.com/

-->