“Titi”: Nuk largohem nga Drita pa rikthyer titullin

Futboll 10 Qershor 2021 13:43

Astrit Fazilu pasi nënshkroi kontratën me Dritën edhe për një sezon, ka bërë një premtim për tifozët e klubit duke thënë se nuk mund të largohet nga klubi pa e rikthyer titullin e kampionit.

“Titi” është pajtuar me drejtuesit e klubit që të qëndrojë në skuadrën e Dritës edhe për një vit.

“Tashmë besoj që të gjithë e dinë se çfarë klubi është DRITA dhe as që kam menduar dy herë për të vazhduar. Më ngelet peng që nuk arritëm ta mbrojmë titullin këtë vit, andaj nuk mund të iki pa rikthyer titullin tek një klub që është klubi më korrekt dhe më profesionist se të gjitha klubet ku kam luajtur.Faleminderit të gjithëve për besimin që kanë në mua, dhe do të mundohem që me punë dhe angazhim ta shpërblej klubin me trofe në fund të vitit” – ka deklaruar Fazliu.

Fazliu te Drita u transferua në janar të vitit të kaluar nga Feronikeli. Në Kosovë ai ka luajtur edhe te Prishtina, Ulpiana e Ferizaj.

Astrit Fazliu ka luajtur gjithashtu edhe te Flamurtari dhe Partizani në Shqipëri, si dhe te Shkëndija e Tetovës. /Insporti.com/

-->