Titulli skandaloz i gazetës serbe për Xhakën: “Zvicerani i urryer nga e gjithë Serbia…”

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, dy ditë më parë i kishte shkruar direkt mesfushorit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, se duhet ta marr vaksinën, pasi ky i fundit është prekur nga COVID-19, shkruan Insporti.
Trajneri i njohur portugez ka shfrytëzuar rrjetin social “Instagram” për t’i komentuar Xhakës që ka vendosur të refuzojë vaksinimin.
“Merre vaksinën Granit dhe je i sigurt”, ka shkruar portugezi. Nuk ka munguar as përgjigja e Granitit, duke e falënderuar trajnerin.
Megjithatë, skandaloz lidhur me lajmin ka qenë titulli i gazetës serbe, Blic.rs, ku thuhej: “Zvicerani i urryer nga e gjithë Serbia mori një koment të paparë nga – Jose Mourinho! Pas këtij postimi në Instagram, asgjë nuk do të jetë e njëjtë!”

Xhaka ua bëri me dije serbëve së edhe pse luan të Kombëtarja zvicerane është shqiptar me zemër, në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë ku shënoi golin e barazimit, dhe Shaqiri atë të fitores.
Serbët ishin tronditur, pasi nuk e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur, e dy lojtarët vijnë nga ky vend.
/Insporti.com