Tjetër gol në “Old Trafford” – pranohet pas rishikimit me VAR [Video]

Futboll 30 Shtator 2019 22:19

Pierre-Emerick Aubameyang ka realizuar në minutën e 58-të për të barazuar në 1:1 rezultatin ndaj Manchester Unitedit në ‘Old Trafford’.

Goli fillimisht nuk u pranua, pasi gjyqtari anësor gabimisht akordoi pozitë jashtë loje, shkruan Insporti

Pas rishikimit me VAR, gjyqtari kryesor, Kevin Friend pranoi golin e ‘Topçinjve’.

Ishte qendërmbrojtësi i Unitedit, Harry Maguire, ai që mbajti në lojë Aumabeyangun. /Insporti.com/