Tjetër humbje për Kosovën

Kombëtarja 24 Shkurt 2019 22:32

Kosova është mposhtur nga Rumania, të dielën mbrëma, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“Dardanët” regjistruan humbjen e katërt në Grupin B, duke e pësuar me rezultat 79-75.

Kosovarët tani do të kenë edhe një shansë për ta dëshmuar veten në fazën e fundit të parakualifikimeve, e cila luhet në muajin gusht.

Kosova e mbylli pjesën e parë me një pikë disavantazh, 39-38, por u këndell në vazhdim, duke treguar koncentrim në defanzivë dhe vendosmëri në sulm.

Mirëpo, mysafirët u kundër-përgjigjën në fund të takimit me shënime të shpejta duke siguruar fitoren.

Dardan Berisha ishte më i dalluari te Kosova me 23 pikë, aq sa shënoi edhe Giordan Watson për mysafirët.

Kosova zë pozitën e fundit në grup, me katër pikë të grumbulluara nga po aq ndeshje, derisa Maqedonia dhe Rumania kanë nga shtatë./Insporti.com/

-->