Tjetër humbje për Lakersat e Jamesit

Basketboll 15 Mars 2019 09:43

LeBron James ka hasur në vështirësi të mëdha të ketë impaktin e duhur te Los Angeles Lakers, derisa kjo e fundit pësoi një tjetër humbje të premten në mëngjes.

Ekipi nga Los Angeles u mposht nga Toronto Raptors me rezultat 111-98, duke pësuar disfatën e 37-të sezonale krahas 31 fitoreve, transmeton Insporti.

Kawhi Leonard udhëhoqi Raptors me 25 pikë, i përcjellur nga Norman Powell i cili shtoi 20.

James realizoi 29 pikë për Lakers, derisa Alex Caruso shënoi numrin më të madh të pikëve në karrierë, duke shtuar 16.

Kujtojmë se Lakers kishin konfirmuar këtë muaj se James do të luajë me minutazhë të limituar, derisa ish-ylli i Cleveland Cavaliers luajti për 32 minuta kundër Raptors.

Më poshtë, rezultatet e plota nga ndeshjet që u zhvilluan mbrëmë:

Oklahoma City Thunder 106-108 Indiana Pacers
Cleveland Cavaliers 91-120 Orlando Magic
Sacramento Kings 120-126 Boston Celtics
Minnesota Timberwolves 100-120 Utah Jazz
Dallas Mavericks 99-100 Denver Nuggets. /Insporti.com/

-->