Tjetër “jo” nga De Biasi, ish-trajneri i kombëtares refuzon ofertën e radhës

Futboll 12 Shkurt 2019 11:50

E ardhmja e Gianni De Biasit është shndërruar në një “telenovelë” që nuk i dihet fundi.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare ka refeuzuar një tjetër ofertë. Bëhet fjalër për skuadrën e Veronës, që garën në Serinë B, niveli i dytë i ligave në futbollin italian.

Sipas “tuttob.com” presidenti i klubit veronez, Seti, kishte menduar që të kontaktonte De Biazsin për të zëvendësuar Fabio Grosson, por ish-trajneri i kombëtares mësohet të ketë refuzuar ofertë paraprake.

Mesa duke italiani është duke pritur ndonjë ofertë nga ndonjë klub prestigjioz pas refuzimit të ekipeve të dorës së dytë.

Kujtojmë që më herët tekniku italian refuzoi disa oferta nga Serie B si dhe dy klube të Serisë A, si Frosinone dhe Chievo.