Tjetër lajm trishtues, vdes sportistja 32-vjeçare

Sporte tjera 04 Tetor 2019 22:52

Jajme të trishtueshme kanë ardhur nga Sllovenia! Sportistja legjendare e patinazhit, Lucia Mlinaric ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë.

Lucia ishte vetëm 32 vjeç në kohën kur ajo humbi betejën e saj me sëmundjen e kancerit.

Ajo ka qenë një prej atleteve më të mëdha femra të të gjitha kohërave. Ajo ka kohë që është duke luftuar me kancerin e gjirit, luftë të cilin e humbi sot.