Tjetër lëndim të Shqipëria për miqësoren me Kosovën

Futboll 28 Maj 2018 10:55

Ndeshja miqësore në mes Shqipërisë dhe Kosovës, zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihut në Zvicër dhe për kombëtaren kuqezi problemet nuk kanë të ndalur.

Pas raportimit ditë më parë rreth disa mungesave që pritet ti ketë trajneri Christian Panucci, është bërë e ditur se gjatë stërvitjes së fundit, mbrojtësi i majtë i Shqipërisë, Ermir Lenjani, ka pësuar një lëndim dhe sipas të gjitha gjasave, ai nuk do të jetë në fushë për miqësoren kundër Kosovës.

Disa ditë më parë, edhe mbrojtësi tjetër i majtë i kuqezinjve, Egzon Binaku, pësoi dëmtim dhe tani opsioni i vetëm për atë pozitë i përzgjedhësit Panucci, ngelet kavajasi Hysen Memolla, i cili pritet se do ta filloj ndeshjen në formacionin e parë.

25 vjeçari Memolla, është futbollist i skuadrës kroate Hajduk i Splitit, kurse deri mët tani për Shqipërinë është paraqitur vetëm në dy herë. /Insporti.com

 

-->