Tjetër medalje për Kosovën, Loriana Kuka e bronztë në Pragë

Sporte luftarake 21 Nëntor 2020 16:47

Xhudistja jonë, Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që është duke u zhvilluar në Pragë.

Kuka mposhti xhudisten italiane, Giorgia në garë për medaljen e bronztë

Italiania bëri tri penallti, gjë që ndikoi që Kuka të fitoi medaljen e bronztë.

Kuka u mposht në gjysmëfinale, por përmes repesazhit arriti të fitonte medaljen e bronztë.

Në të njëjtën mënyrë kishte fituar edhe Distria Krasniqi, dy ditë më parë. /Insporti/

-->