Tjetër ndryshim te Z Mobile Prishtina

Superliga 08 Shkurt 2019 22:43

Pikërisht para ndeshjes më të rëndësishme, atë me skuadrën italiane Pallacanestro Varese me të cilën do të ndeshjet në kuadër të 1/8 të finales në FIBA Europe Cup, te Z Mobile Prishtina kanë ndodhur dy ndryshime të mëdha.

Fillimisht u bë e ditur se skuadra nuk do të udhëhiqet më nga trajneri Damir Mulaomerovic, ndërsa më pas u konfirmua edhe largimi i plejmejkerit Kyan Anderson. “Largimi i Kyan Andersonit ka ndodhur me marrëveshje ndërmjet dy palëve dhe ai do të luajë për skuadrën gjermane Bayreuth”, ka thënë për Insportin drejtori i Z Mobile Prishtinës, Florian Miftari. “Së shpejti do të sjellim një basketbollist tjetër cilësor, ashtu sikur edhe trajnerin e ri dhe skuadra do të vazhdojë punën normalisht”, ka shtuar Miftari.

Ndërkohë, nesër në kuadër të kampionatit vendor, Z Mobile Prishtina takohet me Bashkimin.