TNS arrin në Kosovë, gati për ndeshjen e dytë kundër Feronikelit

Superliga e Kosovës 15 Korrik 2019 14:48

Kampioni uellsian, The New Saints ka arritur në Kosovë.

Feronikeli dhe klubi uellsian do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e parë në Uells ishte mbyllur në barazim 2:2.

The New Saints ka postuar në rrjetin social Facebook disa fotografi pas arritjes në Prishtinë.

“Mirë se vini në Kosovë! Ne kemi arritur mirë”, thuhet në postimin e klubit uellsian.

Welcome to Kosovo! We have arrived safely.

Gepostet von The New Saints of Oswestry Town FC am Montag, 15. Juli 2019

-->