TNS – Feronikeli, formacionet zyrtare

Feronikeli është gati për të bërë histori në Ligë të Kampionëve.
Pas triumfit në turneun para – eliminator në Ligën e Kampionëve kundër skuadrave Lincoln Red dhe Santa Coloma ka arritur të kualifikohet në rrethin e parë të garës më të fortë evropiane në nivel klubesh.
Kampioni i Kosovës në futboll sonte do ta zhvillojë një ndeshje tjetër të rëndësishme në garën më të madhe për klube në Evropë.
Skuadra e Zekirija Ramadanit do të përballet me kampionin e Uellsit, The Neë Saints në “Park Hall” në Orëestry.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 dhe do të transmetohet me një kamerë në televizionin publik RTK.
Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i kësaj ndeshje, trajnerët e të dy skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare.
TNS: Harrison, Spender, Marriott, Davies, Routledge, Brobbell, Draper, Redmond, Ciesleëiicz, Mullan, Edëards
Feronikeli: Troshupa, Dabiqaj, Lladrovci, Zeka, Fazliu, Jean Carioca, Potoku, Bojku, Islami, Rexha, Prekazi. /Insporti.com/