Todibo flet pas rezultatit pozitiv të infektimit me coronavirus

Futboll 12 Gusht 2020 21:03

Mbrojtësi Jean-Clair Todibo ka konfirmuar se ai është lojtari i Barcelonës që ka rezultuar pozitivisht në testin për COVID-19, ndërsa ka shtuar se është asimptomatik dhe ndihet mirë.

Lajmet dolën këtë mëngjes që Blaugranët kishin marrë një lajm se një lojtar ui tyre kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Megjithatë, rasti pozitiv është nga skuadra që ka mbetur në Barcelona, ​dhe ​jo grupi që udhëton për në Portugali për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Lojtari i konfirmuar si i infektuar është mbrojtësi Tobido, i cili me anë të një postimi ka zbuluar se ndihet mirë dhe është asimptomatik.

“Përshëndetje për të gjithë, dëshiroj t’ju informoj se kam rezultuar pozitiv për Covid-19, por jam asimptomatik dhe ndihem mirë”.

“Tani jam në shtëpi, duke ndjekur protokollet shëndetësore. Mezi pres të rikthehem në stërvitje, por tani duhet të qëndroj në shtëpi dhe të shërohem nga ky virus”.

“Faleminderit për gjithë mbështetjen dhe inkurajimin tuaj”, ka shkruar Todibo në profilin e tij privat në rrjetet sociale.

-->