Todt flet për gjendjen shëndetësore të Schumacherit

Formula 1 30 Korrik 2019 20:50

Kryetari i Federatës Ndërkombëtare ytë Automobilizmit dhe ish drejtori shumë vjeçar i Ferrarit Jean Todt, ka folur për gjendjen shëndetësore të Michael Schumaherit, vozitësit më të trofeshëm në histori të Formulës 1.

Schumacher, shtatë herë kampion bote në Formula 1 dhe fitues i 91 garave gjatë karrierës së tij të shkëlqyeshme, ka pësuar aksident të rëndë më 29 dhjetor 2013 kishte pësuar aksidnet të rëndë duke bërë ski dhe që atëherë për gjendjen e tij shëndetësore janë shumë shumë pak informata.

Dihet që një kohë të gjatë ka qenë në komë dhe gjendje vegjetative, mirëpo, Todt në një prononcim për Radio Monte Carlon deklaroi se “Schumacher po përmirësohet dukshëm” duke shtuar se “kam shikuar një garë të Formulës 1 bashkë me Schumin, ai jeton bashkë me familjen e tij dhe ai e familja janë duke luftuar. Kuptohet që nuk komunikojmë si dikur dhe nuk do të mundemi më asnjëherë ta kemi miqësinë e dikurshme, por ai po vazhdon të luftojë” transmeton Insporti nga deklarata e Todtit, i cili në këto raste është shumë i kujdesshëm me fjalë.

-->