Todt kërkon këto ndryshime në Formula

Formula 1 17 Korrik 2019 15:11

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Jean Todt është i mendimit se ky sport duhet të bëjë disa ndryshime rrënjësore. Sipas tij, duhet më pak teknologji në njëvendëshet që zbresin sot në pistë, për ta bërë të paparashikueshme garën dhe më tërheqëse për fansat.

“Nëse të gjithë ankohen se në fillim të garës makinat janë shumë të rënda, atëherë pse të mos rikthejmë rifurnizimet e makinave me karburant gjatë garës. Ajo që unë kërkoj është që t’ua bëjmë më të vështirë jetën pilotëve në pistë. Janë gabimet e tyre ato që e bëjnë një garë më të bukur”, tha Jean Todt.

Numri një i Formula 1, dikur drejtor sportiv i Ferrarit, në kohën që triumfonte me Michael Schumacher, është gati të japë përvojën e tij. “Duhet të bëjmë një listë të ndihmave teknologjike që pilotët kanë në dispozicion dhe që duhen evituar. Unë mendoj se duhet hequr telemetria. Nuk ka kuptim që janë 50 persona gati t’i thonë një piloti se çfarë po ndodh në pistë”, tha Todt.

-->