“Tokyo 2020”: Kameramani “harron” ndeshjen, merret me buburrecin…

Tokio2020 31 Korrik 2021 23:24

Një kameraman i televizionit që trasmeton një Olimpiadës është kritikuar në rrjetet sociale për shfaqjen e një buburreci gjatë një ndeshje hokej femrash mes Argjentinës dhe Spanjës në Tokio 2020.

Pak përpara shënimit të golit të parë, kameramani vendosi të përqëndrohet në një buburrec.

Ka qenë ky moment që i ka habitur fansat në internet që kanë vërshuar me komente.

Njëri prej tyre shkroi: “Atletët olimpikë që konkurrojnë në një nivel të lartë? Nuk jeni të interesuar. Bredhjamë tepër interes për buburrecat? Po.”

Ndërkohë nuk kanë munguar edhe batutat: “Kur merrni me një punë në media sportive, por nuk jeni aq të dhënë pas sportit.”

Një tjetër shtoi: “Jepini edhe këtij një medalje ari”.

-->