‘Tollovia’ në Superligë, Sokoli: Kjo gjë mungon në futbolli kosovar

Futboll 12 Korrik 2020 23:43

Në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, sot u zhvilluan dy ndeshje tejet interesante.

Fillimisht, Gjilani mposhti Drenicën në shtëpi me rezultat 2:0 në stadiumin e qytetit në Gjilan për të vazhduar ëndrrën drejt titullit kampion.

Nga ana tjetër, FC Prishtina dhe Drita u përballën në një ndeshje spektakolare në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet.

Ndeshja në fjalë u mbyllë me rezultat 1:1, por që në këtë ndeshje nuk munguan rastet dhe futbolli i bukur. Ndërkaq nesër do të jenë në program katër ndeshje tjera interesante.

Feronikeli do të përballet me Ballkanin në “Rexhep Rexhepi” në Drenas, derisa Llapi synon fitore për të siguruar mbijetesën ndaj Flamurtarit. Kurse, Dukagjini e pret Trepçën’89 në Klinë, derisa Vushtrria përballet me Ferizajn. 

Derisa po vazhdon debati për ndeshjen Gjilani – FC Prishtina, trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli ka thënë se bashkëpunimi mes klubeve dhe FFK-së mungon.

“Policia ka pasur merita për mbarëvajtjen e kampionatit, por këtu shihet qartë se mungojnë këto gjëra. Duhet të ketë bashkëpunim më të mirë”, deklaroi Sokoli në “Dueli Sportiv”, përcjell “Zeri.info”.

“Nuk kam pasur rast se ndonjëherë janë takuar drejtuesit e klubeve me shoqatën e referëve. Në një ndeshje ndërkombëtare takohet kryeshefi i policisë së qytetit, kryetari i shoqatës së referëve dhe të tjerët”, shtoi ai.

-->