Toni Kroos “sulmon” legjendën gjermane

Futboll 10 Qershor 2021 22:10

Toni Kroos ka sulmuar hapur Lothar Mathhaus, pasi ky i fundit ka thënë para disa ditësh se nuk do ta kishte zgjedhur mesfushorin e Real madrid në formacionin ideal të Gjermanisë.

Kroos është kundërpërgjigjur në podcast-in e vëllait të tij Felix:

“Me gjithë atë që thotë Lothar, ndoshta duhet ta marrë si shenjë të mirë. Kemi shumë ekspertë në Gjermani, do të ketë akoma më shumë gjatë Evropianit, do të ishte e lodhshme nëse do të shihja formacionin e secilit prej tyre. Të gjithë mund të bëjnë formacionin që duan”, ka thënë Kroos.

“Jam në një skuadër prej 11 vitesh dhe nuk jam unë që i bëj formacionet. Duhet vetëm të jemi të kënaqur që kemi shumë mesfushorë, nuk ka qenë gjithmonë kështu. E di shumë mirë se çfarë mund t’i jap skuadrës”.

Për Kimmich: “Është e qartë se mund të luajë shumë mirë në të dy pozicionet. Kjo do të varet edhe nga ekipi kundërshtar ose nga sistemi ynë. Joshua është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.

-->