Top 5 aksionet e ndeshjes së pestë Houston – Golden State (Video)

Basketboll 25 Maj 2018 15:57

Në orët e hershme të mëngjesit me orën tonë lokale, është zhvilluar edhe ndeshja e pestë në serinë e takimeve të finales së Konferencës Perëndimore në NBA në mes Houston Rockets dhe Golden State Warriors.

Takimi i pestë u zhvillua në Houston të Teksasit në “Toyota Center”, me ç’rast vendasit e Rockets arritën ta mposhtin skuadrën e Warriors me rezultat të ngushtë 98-94 dhe tani ekipi nga Teksas udhëheq 3-2 në serinë e ndeshjeve të finales së Perëndimit.

Te Houston, me 24 pikë më i miri ishte lojtari i bankës Eric Gordon , që u pasua nga Chris Paul me 20, e James Harden me 19 pikë, kurse Clint Capela shënoi double-double me 12 pikë e 14 kërcime.

Në anën e mysafirëve të Golden State, Kevin Durant ishte realizatori më i mirë me 29 pikë, Kevin Thompson shtoi 23, e Steph Curry 22 sosh, derisa Draymond Green me 12 pikë e 15 kërcime, arriti double-double në këtë përballje.

Ndeshja e radhës, ajo e gjashta zhvillohet të dielën në orën 3 të mëngjesit, në “Oracle Arena” të Oakland, me Golden State Warriors si nikoqir, të cilët si synim kanë barazimin e rezultatit. /Insporti.com

 

-->