Top golashënuesit e stinorit vjeshtor në Superligë – spikasin dy yjet e Kosovës

Kombëtarja 03 Dhjetor 2019 13:16

Stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës ka përfunduar me tri ndeshjet që u zhvilluan gjatë ditës së djeshme.

Kampion vjeshtor pas 17 xhirove është skuadra e Ballkanit, njëherit edhe befasia më e këndshme këtë edicion.

Por edhe sa i përket listës së golashënuesve në Superligë, në krye ndodhet një futbollit nga lideri Ballkani.

Blendi Baftiu i prinë listës së shënuesve me 10 gola të realizuar deri më tani, i ndjekur nga Gerhard Progni me tetë sosh e Arb Manaj me shtatë.

Ndërkohë listën e top 10 shënuesve më të mirë në Superligë e mbyllin shtatë futbollistë të tjerë me nga gjashtë gola.

Tomislav Busic e Fiton Hajdari nga Gjilani, Harmon nga Drenica, Betim Haxhimusa nga Drita, Jean Carioca nga Feronikeli si dhe dyshja Ahmed Januzi nga Prishtina e Shend Kelmendi nga Flamurtari kanë realizuar nga gjashtë gola.

-->