Topalli: Ismet Munishi dhe Bernard Challandes kanë këtë të përbashkët

Futboll 18 Janar 2020 11:22

Jetmir Topalli është duke zhvilluar sezonin e tij më të mirë të karrierës me KF Ballkanin. Fantazisti nga Kaçaniku ka gjetur formën e tij nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi këtë kampionat. Topalli së bashku me Abër Hoxhën dhe Blend Bafitu, kanë krijuar treshen më të rrezikshme në Superligën e Kosovës, shkruan Insporti.com.

Topalli me klubin nga qyteti i Thernadës kanë shkëlqyer duke e përfunduar sezonin vjeshtor lider të Superligës. Në këtë arritje i rëndësishëm ka qenë edhe 21 vjeçari me paraqitjet e tij.

Mesfushori sulmues shquhet për driblimet dhe shpejtësinë që posedon, cilësi këto që ia bëjnë jetën të vështirë çdo kundërshtari. Janë me fat mbrojtësit e Ballkanit, që Topalli është bashkëlojtari i tyre.

Insporti ka zhvilluar një intervistë me Topallin, i cili ka deklaruar se e kishte të lehtë të stërviste me Challandes pasi përzgjedhësi zvicerian ka po thuajse të njëjta metoda me trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishi. Sipas tij, të dy kërkojnë ndeshje me presing të lartë dhe atë nga minuta e parë.

Blend Baftiu, Fuat Furra, Arbër Hoxha dhe Jetmir Topalli

 

Paraqitjet e mira në Superligë kanë bërë që ai të ftohet nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, për ndeshjen miqësore që Kosova e zhvilloi kundër Suedisë fundjavën e kaluar. Suedia e fitoi ndeshjen me rezultat minimal 1:0, ndeshje e cila u zhvillua në Doha të Katarit.

Emri i tij është ndër të parët në formacionin e Munishit, pasi ka zhvilluar të gjitha ndeshjet e stinorit vjeshtor. Në 17 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim. Të gjitha ndeshjet i ka zhvilluar si startues.

Debutuat me Përfaqësuesen A, na trego emocionet kur emri yt shkoi te gjyqtari i katërt për inkuadrim në ndeshje?

Ishte një prej ndjenjave më të mira që e kam përjetuar ndonjëherë dhe jam munduar të jap maksimum momentin që kam shkelur fushën.

Si shkuan seancat stërvitore?

Seancat stërvitore shkuan në mënyrë perfektë me kushte fenomenale qe ishin por gjithashtu edhe seancat ishin me intensitet të lartë.

Cili ishte ndryshimi nga stërvitjet me Ismet Munishi nga ato me Bernard Challandes?

Seancat stërvitore shkuan në mënyrë perfektë me kushte fenomenale qe ishin por gjithashtu edhe seancat ishin me intensitet të lartë. Secili trajner ka filozofinë e tij të udhëheqjes si të lojës ashtu edhe të procesit stërvitor. Po ishte më e lehtë për mua sepse edhe me trajnerin Ismet, zhvillojmë lojën me presing që  gjithashtu edhe trajnerin Challandes praktikonte atë presing të lartë .

Cili nga futbollistët vonohej për stërvitje?

Nuk kam ndonjë rast për të cekur gjithë futbollistët ishin të vetëdijshem për rregullat dhe secili ishte me kohë aty ku duhej .

A biseduat me Challandes pas ndeshjes, cili ishte komenti i tij?

Challandes pas përfundimit të ndeshjes mbajti një fjalim në zhveshtore ku tha fjalë të mira për në si ekip dhe qe kemi dhanë maksimumin gjatë këtyre ditëve gjithashtu edhe në ndeshje. Që gjithashtu e falënderoj për mundësin që na ka dhuruar të përfaqësojmë shtetin tonë.

 

Image may contain: one or more people, people playing sport, stadium and outdoor

 

-->