Topi i Artë – kështu votoi gazetari nga Kosova

Futboll 02 Dhjetor 2019 22:20

Gazetari Bajram Shala e përfaqësoi Kosovën në votimet e çmimit të ‘Ballon d’Or’ nga France Football.

Ashtu si edhe vitin e kaluar, këtë vit nga Kosova për çmimin më prestigjioz të futbollit ka votuar gazetari i RTV 21, transmeton Insporti

Shala i ka dhënë maksimumin e pikëve, 6, Leo Messit në pozitën e parë.

Në top 5-shen e gazetarit kosovar ishin Mohamed Salah në pozitën e dytë (4 pikë), Cristiano Ronaldo në vendin e tretë (3 pikë), Bernardo Silva në pozitën e katërt (2 pikë) dhe në pozitën e 5-të, me një pikë Roberto Firmino.

Në çmimin ‘Yachine’ për portierin e vitit, Shala i dha maksimumin e pikëve (5) Alissonit, 3 Marc-Andre Ter Stegenit dhe një Edersonit.

Shala është edhe menaxher i Kombëtares së Kosovës në futboll. /Insporti.com/

-->