“Torcidat” kundër rikthimit të Hajrizit

Basketbollisti mitrovicas, Drilon Hajrizi ka arritur marrëveshje me KB Trepçën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hajrizi nëpërmjet një njoftimi në rrjetin e tij social “Facebook”.
Hajrizi ka shkruar në “Facebook” se “Minatori” është foleja e tij, derisa u ka kërkuar falje për mungesën, pasi ishte larguar vite më parë.
Pas ardhjes së Hajrizit, tifogrupi mitrovicas “Torcida” ka reaguar ashpër derisa kryesia e tifogrupit ka mbajtur edhe një takim, aty ku u votua kundër ardhjes së basketbollistit.
Për hir te korrektësisë ndaj anëtarëve dhe qytetarëve tonë e shohim të arsyeshme të dalim me një komunikatë. Siç u…
Madje, ata nuk e kanë vlerësuar si të “denjë” kërkimfaljen e Hajrizit, derisa në mes të tjerash shkruajnë:
“Shihemi së shpejti”.
Postimi i plotë i “Torcida”:
“Për hir te korrektësisë ndaj anëtarëve dhe qytetarëve tonë e shohim të arsyeshme të dalim me një komunikatë.
Siç u raportua sot në media tona lokale për ardhjen e një lojtari të pa dëshirueshëm u mblodh kryesia e Torcidës me liderat e nëngrupeve dhe unanimisht u votua kundër ardhjes së këtij lojtarit në fjalè. Nga sot e tutje do ta kundërshtojme fuqishëm dhe nuk do te marrim përgjegjësi për gjërat që mund të ndodhin.
Me shumë bujë t’madhe e kemi prit kryesin e re dhe nga gjithë ai respekt qe kishim per ta më nuk do ta kenë.
Aq e zbehtë ishte kërkim falja e tij saqë as kërkim falje nuk ishte, ti nuk na ke mungu asnjëher përkundrazi ke qenë gjithmonë i padëshirueshëm në qytetin tonë dhe do t’vazhdosh t’jesh i tillë.
Shihemi se shpejti.
Lojtarët dhe kryesia shkojnë e vijnë, Trepça dhe Torcida gjithmonë do të mbesin.
Me respekt kryesia e Torcidës”.