Torino 1-1 Inter/ Etrit Berisha nga më të mirët në fushë – me këto nota u vlerësuan paraqitjet e Berishës dhe Vojvodës

Futboll 13 Mars 2022 23:45

Interi barazoi 1-1 me Torinon në kuadër të javës së 29-të në Serie A.

Golin për vendasit e realizoi Bremer, ndërsa për Nerazzurët realizoi Alexis Sanchez.

Dy skuadrat dhanë potencialin e njëjtë, andaj edhe morën notën e përgjithshme 6.89.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Bremer, që u notua me 7.8, pasi shënoi edh golin e parë të takimit.

Etrit Berisha pati një paraqitje mbresëlënse dhe u vlerësua me 7.7, ndërsa Mërgim Vojvoda nuk ishte në natën e tij më të mirë dhe mori notën 6.6.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Cristian Ansaldi, që u vlerësua me 6.3.

-->