Torino i jep goditje të madhe Milanit në garën për top 4

Futboll 28 Prill 2019 22:33

Milan është mundur në javën e 34-të në Serie A nga Torino, në një përballje direkte për përfundim në top 4-she, duke e rrezikuar kështu pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Kuqezinjtë kanë pësuar humbje të pastër me rezultat, 2:0. Pjesa e parë përfundoi pa gola, gjersa vendasit e dominuan pjesën e dytë, duke shënuar dy gola.

Andrea Belotti e hapi llogarinë e golave, duke shënuar në minutën e 58′-të, gjersa epërsinë e dyfishoi Berenguer (69′).

Milan mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi kapiteni Alessio Romagnoli u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë brenda pak minutash.

Pas xhiros së 34-të, Milan renditet në vendin e gjashtë me 56 pikë, po aq sa ka edhe Torino në të pestin.